SPORT, 5 Janar 2023, 15:40

Liverpuli ofroi 44 milionë paund për Nunjez, Lopetegui e bllokon

Liverpuli ofroi 44 milionë paund për Nunjez, Lopetegui e bllokon

Trajneri i Wolvesit, Hulen Lopetegui, e ka përjashtuar shitjen e yllit të skuadrës së tij Mateus Nunjez te Liverpuli, pavarësisht interesit të “Reds”-ave në merkaton e janarit.

Jyrgen Klop është duke kërkuar përforcime në tentativën për të mos u dorëzuar për luftën për katër vendet e para këtë sezon dhe një nga objektivat është mesfushori portugez, i cili u transferua në merkaton e fundit të verës për shifrën rekord të 42.2 milionë paundëve.

Sipas “The Telegraph” Liverpuli bëri një ofertë 44 milionë paund për yllin portugez, por Lopetegui tha: “Ne mund të themi se Mateus është një lojtari i Wolvesit dhe ai është i lumtur që është këtu”.

Klop po kërkon të zyrtarizojë shumë shpejt përforcimin e tij të dytë në merkaton e janarit, pasi siguroi shërbimet e Kodi Gakposë nga PSV-ja.