TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tifozët bardhekaltër nuk heqin dorë nga racizmi dhe “viktimat” e radhës së koreve të tyre ishin Samuel Umtiti dhe Lamek Banda gjatë ndeshjes Leçe-Lacio.
Arbitri ndërpreu për disa momente ndeshjen, ndërkohë që tifozët vendas shpërthyen në ovacione duke thirrur në kor emrin e Umtitit.
Samuel Umtiti se toma la revancha en Lecce. Gran partido hoy contra la Lazio, con todo el estadio coreando su nombre. @relevo ????⬇️ pic.twitter.com/CCNRj2vEsS
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) January 4, 2023
Në lidhje me racizmin në futbollin italian ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.
“Solidaritet për Samuel Umtiti dhe Lamek Banda. Le të bërtasim me zë të lartë dhe qartë: JO RACIZMIT! Le të ngrihen shumica dërrmuese e tifozëve, të cilët janë njerëz të mirë, për t’i mbyllur gojën një herë e përgjithmonë të gjithë racistëve!“, theksoi kreu i futbollit botëror.