TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përgatitësi atletik Kostandinos Jani nuk do të jetë më pjesë e stafit të Tiranës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, është vetë Jani që jep konfirmimin mes shumë falënderimesh.
Përgatitësi atletik i cili ishte pjesë e Tiranës për më shumë se 3 vite e gjysmë do të largohet jashtë Shqipërisë. Jani ka dhënë ndër vite kontributin e tij të madh në klubin e Tiranës, duke arritur deri në shpalljen kampion të bardhebluve.
Në fjalën e tij nuk ka lënë pa përmendur dhe trajnerët që ka punuar ndër vite, Ardjan Mema, Emanuel Egbo dhe Orges Shehi. Vendin e tij do ta marrë italiani Françesko Vitobello që kanë pjesë e disa skuadrave në Superiore.