TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjet e dytë në kualifikimet e Euro 2024, ku përballë do të ketë Andorrën.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova është aktualisht në vendin e tretë në Grupin I, me Zvicrën që është lider me tre pikë, po aq sa ka edhe Romania, Izraeli me një, ndërsa Andorra dhe Rumania ende pa pikë.
Për këtë ndeshje, Alain Giresse ka vendosur që në sulm të startojë me Vedat Muriqin, Milot Rashica dhe Arber Zeneli.
Ndërsa Andorra në sulm starton me Albert Rosas dhe Jordi Rubio.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muric; Haderjgonaj, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Berisha, Fazjili; Zeneli, Muriqi, Rashica.
Andorra: Iker Alvarez; Chus Rubio, Llovera, Alavedra, Garcia; Guillen, Marc Vales, Jordi Rubio, Cervos; Vales, Rosas.