SPORT, 27 Mars 2023, 13:34

Partizani gati për miqësoren e radhës, luhet sot akti i dytë kundër skuadrës së Kategorisë së Parë

Partizani gati për miqësoren e radhës, luhet sot akti i dytë

Për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, kampionati është ndalur për një total prej rreth 10 ditësh dhe kjo kohë e gjatë pa ndeshje zyrtare ndikon në ritmin e skuadrave.

Partizani nuk bën përjashtim dhe për të mbajtur në ritmin e duhur skuadrën, të kuqtë kanë menduar organizimin e një miqësoreje ndaj Luzit, që militon në Kategorinë e Parë. Sfida do të zhvillohet sot në stadiumin “Partizani” në orën 17:00.

Kjo ndeshje do të shërbejë për të ruajtur ritmin, por edhe si një shans për disa lojtarë, të cilët nuk kanë pasur përballje e që do të shërbejnë në vijim. Kjo është ndeshja e dytë e Partizanit në këtë sezon ndaj skuadrës së Luzit.

E para ishte sërish miqësore, e luajtur më 8 janar në të njëjtin stadium dhe e përfunduar me fitoren e thellë 6-1 të skuadrës së Kolelës.