SPORT, 27 Mars 2023, 08:52

Sot, ora 20:45/ Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin drejt “EURO 2024”, ‘shtypni’ Levën që të shkojmë në Gjermani

Sot, ora 20:45/ Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin drejt “EURO

Nis sot rrugëtimi i Shqipërisë drejt Europianit 2024. Nuk do të jetë e lehtë, sepse nuk ka qenë kurrë i tillë për ne, por as i pamundur. Kualifikohen dy skuadra direkt dhe do të jetë një garë e ashpër me Poloninë dhe Çekinë.

Janë dy rivalë të rrezikshëm, por jo të pakalueshëm. Shqipëria e ka tashmë një eksperiencë në Europian dhe grupi me 5 skuadra ka avantazhet e veta.

Fakt është që skuadra kuqezi nuk e ka grupin të plotë, por ka elementët e duhur për t’u përballur me kokën lart edhe ndaj Levandovskit me shokë.

Kjo e sotmja është ndeshja e parë për Silvinjon në krye të stolit kuqezi. Braziliani ishte një lojtar i rëndësishëm dikur, ndërsa tani është në hapat e parë të trajningut.

Është padyshim një “bast” i rëndë për Dukën, që edhe pak vite më parë guxoi me Panuçin, por gjërat nuk shkuan siç prisnim.

Tani nis një aventurë e re dhe duhet t’i bëjmë llogaritë që në start me Levën… Nuk është shakaja tipike “jo po leva jo po X”… por bëhet fjalë për Levandovskin, një nga më të mirët në Europë gjatë dekadës së fundit.

Nuk i mundim polakët që nga viti 1953 (2-0 në miqësore) dhe nuk barazojmë me ta që prej vitit 1984 (2-2 el.Botërori) me golat e Mingës dhe të Kolës.

Por ka gjithnjë një herë të parë. Gazeta ju sjell 5 arsyet se përse ia dalim dhe 5 motivet se pse është mision tejet i vështirë sot në Varshavë.