SPORT, 28 Mars 2023, 12:31

Juventusi merr frymë lirisht, Federiko Kieza do të jetë i gatshëm për Alegrin këtë fundjavë

Juventusi merr frymë lirisht, Federiko Kieza do të jetë i

Federiko Kieza dhe Juventusi mund të marrin frymë lirisht.

Sulmuesi bardhezi ka qenë dje për një konsultë të specializuar në Austri, nën kujdesin e profesor Finos, i cili pas rezonancës magnetike dhe të gjitha kontrolleve të tjera ka garantuar se gjuri i operuar 1 vit më parë nga Kieza nuk ka asnjë problem dhe madje nuk ka pësuar as ndonjë tërheqje ligamentesh, që ka sjellë shqetësimet e futbollistit, në dy ndeshjet e fundit me “Zonjën e Vjetër”.

Kjo do të thotë se për 25-vjeçarin, pauza ka qenë thjesht një periudhë për të karikuar bateritë dhe nga fundjava do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit Alegri, për sfidat e radhës në kampionat, Ligën e Europës dhe Kupën e Italisë, me prillin që do të jetë një muaj shumë i ngjeshur për Juventusin.