SPORT, 28 Gusht 2022, 17:33

Ligue 1/ Marseille fiton ndaj Nice, Montpellier “tërmet” 7-ballësh ndaj Brestit

Ligue 1/ Marseille fiton ndaj Nice, Montpellier “tërmet”

Ligue 1 ka zhvilluar ditën e sotme disa nga sfidat e javës së 4-të të saj.

Marseille nuk ndalet dhe merr përkohësisht vendin e parë në klasifikim pas fitore së ditës së sotme ndaj Nice (3-0). 3 gola për të siguruar fitoren, teksa tashmë ka grumbulluar 10 pikë.

3-1 fitoi edhe Troyes ndaj Angers, që sigurojnë kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në javën e 4-të të Ligue 1.

Lorient ia doli të mposhte me rezultatin 2-1 Clermont, duke koleksionuar një fitore në shtëpi ndaj një kundërshtari i cili të rrezikshëm.

Montpellier ishte e papërmbajtshme përballë Brest. Edhe pse luante në transfertë ekipi i Der Zakarian shënoi plot 7 gola në portën e vendasve, duke regjistruar kështu një fitore me një rezultat të thellë.

5 nga 7 golat u shënuan në pjesën e parë, duke mbyllur llogaritë e fitores që brenda 45-minutave të para.

Gjithashtu dhe Nantes siguroi fitoren 3-1 ndaj Toulouse.