TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke bërë debutimin e tij në tokën amerikane kundër Cruz Azul, 36-vjeçari argjentinas, ish-lojtar i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, shënoi një fitore 2-1 me një goditje dënimi mahnitëse në minutën e 94-të.
Pas ndeshjes në mëngjesin të së mërkurës, e dyta ndaj Atlanta United është fituar me rezultatin e thellë 4-0, ku Leo Messi shënoi një dopiedë golash brenda 13 mnitash, duke dhënë edhe një assist.
Para kësaj performance, trajneri i skuadrës së MLS, Inter Miami, argjentinasi Tata Martino ka dhënë konfirmimin zyrtar, se Lionel Messi do të jetë kapiten i skuadrës. Kampioni i botës nënshkroi kontratë me Inter Miami deri në dhjetor të vitit 2025.