SPORT, 28 Korrik 2023, 21:10

Galatasaray nuk ndalet në merkato, shumë pranë firma me “yllin” e United

Galatasaray nuk ndalet në merkato, shumë pranë firma me

Padyshim, një ndër ekipet me merkaton më të bujshme të kësaj vere janë dhe kampionët turq të Galatasaray, të cilët pas nënshkrimeve me Zaha, Icardi e Angelino, tashmë kërkojnë një tjetër “yll” në Stamboll.

Bëhet fjalë për brazilianin e Manchester United, Fred, i cili tashmë është kthyer në objektivin e merkatos së turqve dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloidëve britanikë është arritur dhe akordi me lojtarin.

Mirëpo, nuk përfundon me kaq, pasi tani “luanët” e Stambollit duhet të gjejnë marrëveshjen me klubin e “djajve”, të cilët nga ana tjetër presin largimin e Fred, për të nisur negociatat me “yllin” maroken, Sofyan Amrabat.