SPORT, 29 Korrik 2023, 09:29

“Debatoj shpesh me Murinjon”, mesfushori i Romës: Gara për titullin do të jetë e vështirë, ëndërroj trofeun me “veshë të mëdhenj”

“Debatoj shpesh me Murinjon”, mesfushori i Romës: Gara për

Mesfushori i Romës, Brajan Kristante ka dhënë një intervistë për “Il Messaggero”. Ai ka folur për marrëdhënien me Murinjon, për sezonin e ardhshëm dhe synimet e tyre.

“A debatoj me Murinjon? Po sigurisht që ndodh, por më pak se me të tjerët. Të fitojmë titullin do të jetë e vështirë.

Ne do të dimë më shumë në janar, shpresa vdes e fundit. Ne duhet të kthehemi për të luajtur në Ligën e Kampione, dua ta fitoj një”, u shpreh ai.