TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi është gati të bëjë një goditje të rëndësishme për të ngritur më tej nivelin e skuadrës së trajnerit Inzaghi. Siç raporton Sportitalia, zikaltërit janë një hap larg Lazar Samardzic të Udineses për rreth 25 milionë euro.
Përveç rregullimit të balancave ekonomike, mesfushori i lindur në vitin 2003, Giovanni Fabbian duhet të shkojë në anën e kundërt, lojtari i Interit të bashkohet me bardhezinjtë.
Futbollisti serb luan prej dy vitesh në Udinese, teksa në Serie A numëron pothuajse 60 ndeshje. Më parë, 21-vjeçari ka luajtur për Leipzig dhe Hertha Berlin.