TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Simone Inzagi e di se kjo fitore vlen shumë, por nuk mundet të mos vuajë dëmtimin e Alesandro Bastonit.
“Djemtë ishin fantastikë, ndërkohë që nuk ishte një ndeshje e thjeshtë. E meritonim gjysmëfinalen e aq më tepër një paraqitje të tillë pas asaj me Milanin.
Kemi luajtur vetëm para dy ditësh dhe djemtë u përgjigjën mirë.
Ajo që më shqetëson ama është dëmtimi i Bastonit. Është një lojtar i rëndësishëm dhe shpresoj ta kem në dispozicion sa më shpejt”, tha trajneri që vazhdoi duke analizuar paraqitjet e Interit të tij:
“Nuk është e thjeshtë të komandosh ndeshjet dhe ne e bëjmë këtë praktikisht gjithmonë, pavarësisht kundërshtarit. Duhet të llogarisim edhe që emrat e fundit nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë të thjeshtë.
Milani, Roma e më pas Napoli e Liverpuli. Duhet që skuadra të mësojë të vuajë ashtu si sot, ku shumë e rëndësishme ishte edhe të mbanim portën të paprekur.
Kemi bërë një rrugëtim të admirueshëm, por me kundërshtarët e fortë që na presin, rruga do të jetë akoma më e vështirë, por do t’i kërkojmë me forcë objektivat tanë”.
Në fund trajneri rezervoi edhe një mendim për Ivan Perisiçin:
“Ka luajtur gjithmonë në nivele të larta. Jam shumë i lumtur për të astu si janë edhe shokët e tij të skuadrës. Është thelbësor për ne”.