TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshjet e sotme në Premier Ligë kanë sjellë ndalesën e radhës të Mançester Junajtid. Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnik, ka lënë përsëri pikë duke humbur shansin për të mbajtur vendin e katërt në renditje, që çon në Ligën e Kampioneve.
“Djajtë e kuq”, të cilët e nisën sfidën ndaj Bërnlit me Ronaldon në pankinë, kaluan të parët në avantazh me anë të Pogba (18') dhe mbyllën një pjesë të parë dominuese duke lënë të mendohej se do të fitonin me lehtësi. Por skuadra e vendit të fundit në klasifikim reagoi dhe gjeti barazimin me Rodriguez në fillimin e pjesës së dytë (47').
Më pas, ajo u mblodh mirë në mbrojtje dhe ia doli të bllokonte sulmin e rrezikshëm të skuadrës së Rangnik, që nuk ia doli të gjejë të çara në prapavijën e ngjeshur të vendasve dhe u desh të dorëzohej me vetëm një pikë nga ky duel.
Rezultatit, i kombinuar me fitoren 1-0 të Uest Hem ndaj Uotford, bën që Junajtid të zbresë përsëri në vendin e pestë në klasifikim, në një luftë për vendin e katërt që po bëhet gjithnjë e më e ndezur. Njukasëll fitioi 3-1 ndaj Evertonit.