SPORT, 8 Shkurt 2022, 15:02

Ditë e veçantë për Kumbullën, Roma me mesazh urimi në 22-vjetorin e mbrojtësit

Ditë e veçantë për Kumbullën, Roma me mesazh urimi

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën, sot është një ditë e veçantë. Mbrojtësi i Romës ditën e sotme bën 22-vjeç ku ka marrë edhe shumë urime një tifozët, por edhe nga vetë klubi verdhekuq.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Roma bën urimin për 22-vjeçarin.

“Shumë urime Marasha Kumbulla. Sot mbrojtësi ynë mbush 22-vjeç”, shkruan klubi italian, që postoi një video nga disa momente të Kumbullës gjatë ndeshjeve. Vetë shifrat e moshës tregojnë qartësisht të ardhmen që e pret këtë lojtar, që ka shumë potencial.