TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana fiton derbin e katërt sezonal, duke mposhtur për të dytën herë Dinamon në kampionat dhe po kaq herë herë edhe Partizanin.
Bardheblutë triumfuan 0-1 në “Air Albania” në sfidën e fundit të javës 17 të Kategorisë Superiore, duke mbajtur kreun të shkëputur.
Vendosi një gol i Xhixhës në minutën e 69-të, i cili kaloi në avantazh bardheblutë.
Sulmuesi u shfaq para portierit Simoni pas pasimit perfekt të Seferit dhe mposhti gardianin e Dinamos me një devijim të saktë.
Pavarësisht përpjekjeve të bluve për një barazim, sfida përfundoi 0-1.