SPORT, 24 Dhjetor 2021, 15:39

Sulmuesi francez/ 2021, viti i Karim Benzema. Shumë gola me Realin dhe rikthimi në kombëtare

Sulmuesi francez/ 2021, viti i Karim Benzema. Shumë gola me Realin dhe

Viti 2021 ka qenë padiskutim një vit i paharrueshëm për Karim Benzema. Në moshën 34-vjeçare, sulmuesi francez ka përjetuar vitin e tij më të mirë në karrierë dhe këtë e tregojnë jo vetëm statistikat, por edhe paraqitjet e tij në fushën e blertë.

Sulmuesi i Realit të Madridit ka shënuar plot 47 gola në këtë vit kalendarik, si asnjëherë më parë në karrierën e tij.

Benzema, që u rendit i katërti në klasifikimin e "Topit të Artë", ka udhëhequr Realin në krye të La Liga-s dhe është golashënuesi i kampionatit me 15 gola të shënuar deri tani.

Në vitin 2021 sulmuesi është rikthyer në skuadrën kombëtare dhe me Francën arriti që të fitojë Ligën e Kombeve, pas dështimit në Kampionatin Europian.