TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi është rikthyer në garë për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, dhe po përgatit një ofertë prej 25 deri në 30 milionë euro, raporton “Diario Sport”.
Trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”, Igor Tudor, është një admirues i lojës së uruguaianit dhe e sheh si përforcim ideal për repartin e mbrojtjes.
Edhe pse Araujo rinovoi kontratën me Barcelonën në janar, ai nuk është më titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, i cili preferon Pau Cubarsin dhe Inigo Martinezin.
Vetë lojtari thuhet se dëshiron të qëndrojë në "Camp Nou", por situata financiare e klubit mund ta detyrojë Barcelonën të shqyrtojë shitjen, për të liruar buxhet pagash dhe për të financuar afrime si ai i Nico Williams.