TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një seance të lehtë rikuperimi, trajneri i Barcelonës, Hansi Flik i dha skuadrës së Barçës, pushim pasditen e së premtes të cilën e shfrytëzuan për të vizituar disa vende turistike dhe për t’u çlodhur nga rutina e tyre.
Këtë të shtunë, do të ketë një seancë të dyfishtë në Qendrën Kombëtare të Futbollit Paju, qendrën stërvitore të ekipit kombëtar të Koresë së Jugut. Pa ndonjë punë të planifikuar, disa anëtarë të bordit drejtues të Barçës dhe anëtarë të tjerë të ekspeditës udhëtuan drejt kufirit me Korenë e Veriut, një vend historik me interes të qartë kulturor. Atje, ata patën mundësi të mësonin më shumë rreth konfliktit midis dy vendeve, i cili daton që nga vitet 1950.
Barça ka planifikuar dy evente speciale për këtë të shtunë, më 2 gusht, në hotelin Four Seasons në Seul. E para do të jetë një pritje me anëtarët e “Penya Barcelonista” të Seulit dhe “Penya Blaugrana” të Shangait, ndërsa e dyta do të jetë “Gala e Madhe” e Seulit. Në të dyja eventet do të marrin pjesë anëtarë të bordit të drejtorëve që janë në turne në Azi. Kujtojmë se Barcelona do të mbyllë turneun e saj në Azi të hënën pasdite m miqësoren e tretë kundër Daegu FC.
Në dy miqësoret e para kundër Visel Kobes dhe FC Seul, Barcelona ka mundur të sugurojë dy fitore, përkatësisht 3-1 kundër Visel Kobes dhe 7-3 kundër FC Seul. Turneu ka Azi ka qenë mjaft fitimprurës për Barcelonën. Sipas përllogaritjeve të bëra nga klubi katalanas, gjatë këtyre dy javëve, Barcelona ka arkëtuar rreth 15 milionë euro.