SPORT, 2 Gusht 2025, 14:10

Merkato e Mançester Junajtid, Amorim do Sheshkon dhe kampionin me PSG-në

Merkato e Mançester Junajtid, Amorim do Sheshkon dhe kampionin me

Një nga lojtarët që nuk është më sekret që pëlqehet nga Mançester Junajtid është sulmuesi slloven, Benzhamin Sheshko. E sipas mediave britanike mësohet se Mançester Junaitid ka informuar Lajpcig se janë duket përgatitur një ofertë zyrtare për sllovenin.

Prej kohësh interesim ka edhe Njukasëlli, që gjithashtu po përgatit ofertë për sulmuesin. Tani vendimi i mbetet vetë lojtarit se cilën fanelë dëshiron ta ‘djersisë’ sezonin e ardhshëm. Po ashtu, Junaitid mbetet mjaft i interesuar të nënshkruajë me portierin e Paris SG, Xhianluixhi Donarumma, sipas raportimit të “Sky Sports News”. Portieri italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionët e Europës dhe e ardhmja e tij në kryeqytetin francez është e pasigurt, pasi klubi është në prag të nënshkrimit të Shevalier nga Lilë.

Edhe pse thuhet se Donaruma është i hapur për të qëndruar dhe për të luftuar për një vend titullari, mundësia e largimit të fituesit të Ligës së Kampionëve nuk përjashtohet. “Sky Sports” ka bërë me dije italiani nuk ka nxitim për të marrë jë vendim për të ardhmen e tij dhe është gati të luftojë për vendin mes shtyllave, pavarësisht konkurrencës në rritje që mund të vijë nga Shevalier. Interesi i Junaitid për portierin 26-vjeçar mund të ketë zhvillime të rëndësishme, gjatë javëve në vazhdim.