TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi është me një këmbë jashtë Champions League, i këtij edicioni.
Skuadra e Masimiliano Alegrit ka vijuar ecurinë e rezultateve shumë të dobëta, duke u shkatërruar 2-0 dhe nga Makabi Haifa në Izrael.
Omer Atzili ishte heroi i vendasve duke shënuar dy golat e ndeshjes në minutën e 7-të dhe të 42-të. Si për t’i shtuar telashet Juventusit mendoi dhe Di Maria që doli nga fusha në pjesën e parë i dëmtuar. Reagimi i bardhezinjve ishte shumë i dobët, duke krijuar vetëm raste sporadike, me aksione shumë të lexueshme dhe me futbollistët që vijonin gafat amatore në pasime.
Masimiliano Alegri tashmë me shumë mundësi rrezikon që të shkarkohet pas mbrëmjes së sotme.
Në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Mançester Siti nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Kopenhagen, por e kondicionuar nga fakti që luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 30-të pas daljes me karton të kuq të Sergio Gomez. Mahrez ndërkohë humbi një penallti në 45 minutat e para. Sulmuesi Erling Haland nuk u aktivizua nga trajneri Pep Guardiola në këtë takim.