TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe i kombëtares holandeze, Marko van Basten ka kritikuar sërish sjelljen e sulmuesit të PSG-së Nejmar. Në një intervistë për “Ziggo Sport” ai gjykoi qëndrimin e brazilianit në ndeshjen kundër Reims në ligën franceze.
“Më duket e bezdisshme sjellja e lojtarëve të PSG-së, në veçanti e Nejmarit. Ai i inkurajon futbollistët e tjerë që të kenë sjellje të këqija. Mendoj se është shumë e gabuar për një ekip të madh. Ai vazhdimisht provokon kundërshtarët. Ai vetë bën një faull ndaj dikujt dhe më pas shtiret si viktimë. Ai kujdeset për gjithçka, përveç futbollit. Ai luan me arbitrin, me kundërshtarin. Do të isha i lumtur nëse dikush do të kujdesej vërtet për të pasi ai është një futbollist i pakëndshëm”, përfundoi van Basten.
Nejmari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 9 asistime në 14 ndeshje për PSG-në këtë sezon në të gjitha garat.