TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata më e fundit e krijuar dje në Ukrainë pas bombardimeve të ushtrisë ruse në qytetet kryesore si Kievi, Lvivi, Odesa e me radhë ka krijuar një gjendje shoku edhe në radhët e lojtarëve të Shahtjor Donjetskut.
Kampionët e Urainës po përgatiten në Poloni për takimin e sotëm kundër Realit.
Por pas bombardimeve të djeshme askush nuk e ka pasur mendjen te futbolli dhe përballja ndaj Realit.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, atmosfera në kapin ukrainas ka qenë si ajo e një funerali.
Ndërkohë, gazetat britanike kanë bërë me dije se lojtarët e Shahtjorit kanë menduar të mos zbresin në fushë, teksa shumë prej familjarëve të tyre ndodhen në Kiev, nën shpërthimet e bombardimeve të ushtrisë ruse.