SPORT, 10 Tetor 2022, 21:52

Trajneri i dytë më i vjetër në detyrë, Reja feston sot 77-vjetorin e lindjes

Trajneri i dytë më i vjetër në detyrë, Reja feston sot

Sot, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, feston 77-vjetorin e lindjes. Ai ka lindur më 10 tetor 1945 në fshatin Lukiniko në provincën e Goricias, zona e Friulit në Itali.

Është angazhuar si futbollist nga vitet 1963- 1977, ndërkohë, si trajner e ka nisur në kategoritë e ulëta që në 1979- ën dhe deri tani, ku ka drejtuar Napolin, Lacion e Atalantën.

Sot mbush 77 vjeç dhe është trajneri i dytë më i vjetër në detyrë pas Mirkea Luçeskut të Dinamo Kievit, i cili është tre muaj më i madh.