SPORT, 10 Tetor 2022, 20:12

Asnjë fitore në Bundesligë, klubi gjerman shkarkon trajnerin

Asnjë fitore në Bundesligë, klubi gjerman shkarkon trajnerin

Klubi gjerman Shtutgart ka shkarkuar nga pankina trajnerin Pelegrino Matarazo.

Vendimi ka ardhur si pasojë e klasifikimit në Bundesligë duke mos fituar asnjë ndeshje këtë sezon. 44-vjeçari ishte në krye të ekipit gjerman që nga dhjetori i vitit 2019.

Trajneri Matarazo ka deklaruar se do ti jetë përjetësisht mirënjohës klubit për mundësinë e dhënë dhe nuk do ti harrojë kurrë momentet që ka kaluar.

“Udhëtimit tim me Shtutgartin i ka ardhur fundi. Kanë qenë vite intensive dhe të bukura me shumë momente dhe kujtime të pabesueshme që do të zgjasin përgjithmonë. Do të jem përjetësisht mirënjohës për mundësinë që më është dhënë për të qenë trajnerit. Gjithmonë më ka pëlqyer të vij në punë dhe kam mundur të punoj me shumë njerëz të mrekullueshëm. Shtutgarti është i vecantë dhe e kupton vetëm pasi të jesh pjesë e tij. I uroj ekip suksese të mëdha”, përfundoi deklaratën trajneri.

Ende nuk ka një vendim për pasardhësin e tij.