TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-portieri i kombëtares polake dhe i Liverpulit, Jerzi Dudek është bërë lajmi i ditës, për shkak të historive të treguara në librin etij autobiografik. Ai ka folur për disa nga ish-kolegët me të cilëtka luajtur futboll gjatë karrierës së gjatë. Natyrisht që bien në symomentet për figura qendrore të futbollit në dekadat e fundit, siMesi, Ronaldo, apo Raul Gonzales.
Sipas Dudek, ish-ylli i Barcelonës, aktualisht pjesë e PSG-së, Lionel Mesi ishte një lojtar qëprovokonte shpesh kundërshtarët në fushë: “Ai ishte shumë provokues, ashtu si Barcelona dhe menaxheri i tyre Pep Guardiola.
Ata ishin gjithmonë të gatshëm për t’i mërzitur rivalët dhe shumëherë ia dilnin në mënyrë perfekte. Kam parë dhe kam dëgjuar Mesin duke i thënë gjëra shumë të vrazhda Pepes dhe SerxhoRamosit, fjalë që as nuk mund t’i mendoni. Imagjinoni çfarë mundtë dalë nga goja e një personi që duket kaq i qetë dhe i këndshëm”, ka komentuar ish-kampioni i Europës me Liverpulin.
Pas eksperiencës së tij te Liverpuli, polaku iu bashkua Realit të Madriditku për katër sezone ka qenë shok skuadre me Raul Gonzalesin.Por ai nuk duket se ndan ndonjë opinion shumë pozitiv për ishkapitenin e Madridit. “Raul ishte arrogant edhe pse në tërësi ishtenormal. Krejt ndryshe ishte Kristiano Ronaldo.
Ai ishte një egocentrik, por një konkurrues i çmendur. Ajo që di të them është seperceptimi për të nga jashtë është krejt ndryshëm nga çfarë aiështë në realitet. Jerzi Dudek iu bashkua Realit të Madridit nëvitin 2007 pasi kishte humbur finalen e Ligës së Kampioneve meLiverpulin përballë Milanit. Ai qëndroi në Spanjë deri në vitin 2011,por luaji vetëm 12 ndeshje me Realin në 4 sezone!