SPORT, 18 Qershor 2022, 19:30

Roberto Carlos motivon Brazilin: Ka ardhur koha për të fituar Kupën e Botës, kemi ekip të madh

Roberto Carlos motivon Brazilin: Ka ardhur koha për të fituar

Brazili është një Kombëtaret e favorizuara për t’i shkuar deri në fund Botërorit të Katarit.

Legjenda braziliane Roberto Carlos në një intervistë të dhënë për mediat, është shprehur optimist se kjo Kombëtare do korrë sukses, pasi kjo është koha e duhur.

“Gjëja më e rëndësishme është që Brazili ka një ekip të madh. Ka ardhur koha për të fituar Kupën e Botës, sepse kujtimi i fundit që kemi është ai i vitit 2002, i yni. E përsëris se është koha për të fituar dhe jam optimist”,  tha ai.

Botërori fillon me 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor.