TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryesia e Juventusit nuk ka në plan të shkarkojë trajnerin e skuadrës, Masimiliano Alegri, pas një fillimi të dobët në Champions League.
Në ndeshjen në shtëpi të javës së dytë të fazës së grupeve, “Zonja e vjetër” u mposht në shtëpi nga “Benfica” e Lisbonës me rezultat 1:2.
Siç u bë e ditur për gazetarët e "Sky Sport Italia", klubi është i zhgënjyer me rezultatet e ekipit, por në të njëjtën kohë ata ende i besojnë stafit aktual të trajnerëve, shkruan abcnews.al.
Drejtuesit e Juventusit do t’i japin kohë Alegrit për të korrigjuar situatën.
Kujtojmë se në turin e parë skuadra torineze humbi nga PSG (1:2) në rrugë. Në ndeshjen e radhës të Champions League, Juventus do të takohet me Maccabi Haifa.