TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme listën e masave administrative të marra pas përfundimit të ndeshjeve të javës në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë.
Bie në sy dënimi i tekniku të Skënderbeut, Migen Memelli me tetë ndeshje pezullim si pasojë e sjelljes jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në fundit, me dënimin që është përsëritur dhe te Gentjan Liçi i cili është dënuar me 10 ndeshje pezullim.
Dënime me gjobë ka pasur për Partizanin dhe Teutën si pasojë e përsëritjes së vendimit për mos vendosjen e stemës së Kategorisë Superiore në fanellë.
VENDIMET
KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol Renato Baba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.