TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajerni i Mynihut është kthyer në makth për Barcelonën. Skuadra e Nagelsmann mori një fitore spektakolare 2-0 në duelin ndaj Barcelonës të luajtur në “Allianz Arena”. Pjesa e parë dhuroi emocione, por me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme. Lewandowski ju afrua në raste golit, por fati nuk ishte me të.
Ekipi bavarez e nisi mënyrën më të mirë pjesën e dytë në super ndeshjen ndaj Barcelonës, duke shënuar dy gola të shpejtë. Në minutën e 50-të, Lukas Hernandez i ka shpëtuar mbulimit të Alonsos brenda zonës dhe me një goditje të saktë me kokë e ka dërguar topin në rrjetën e Ter Stegen.
Katër minuta më pas, Leroy Sane shpërthen me një kundërsulm të shpejt, duke përfituar nga vendosja e gabuar e mbrojtjes katalanse. Një veprim fantastik nga futbollisti gjerman. Barcelona tentoi me të gjitha mënyrat që të reagonte, por Upamecano dhe Lucas Hernandez zhvilluan një ndeshje fantastike në mbrojtje, duke mos i dhënë asnjë shans sulmuesve të ekipit spanjoll. Bayerni shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Barcelona mbetet me 3, aq sa Interi.
Liverpuli mori një fitore shumë të vuajtur 2-1 në shtëpi ndaj Ajaksit, duke marrë tri pikët e parë në grup. Salah zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, por 10 minuta më pas Kudus vendosi baraspeshën. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Joel Matip shënoi golin e fitores.
Bajer Leverkuzen shkaktoi surprizën e mbrëmjes me një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Atletico Madrid. Andrich me një perlë dhe Diaby vulosën suksesin e ekipit gjerman ndaj skuadrës së Simeones.