TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nikolo Zanioli është një nga lojtarët kryesorë te Roma, i cili me golin e shënuar në finalen e Conference League ndaj Feynordit arriti t’ju jepte trofeun të tijve.
Paraqitjet e tij të treguara me verdhekuqtë kanë rënë në syrin e shumë skuadrave të cilat kërkuan shërbimet e tij gjatë merkatos së verës, por Jose Mourinho bëri “mur” pasi e konsideron lojtarin pjesë të formacionit.
Sipas “Calciomercato” raportohet se Zaniolo është objektivi kryesor i Çelsit për repartin e sulmit dhe londinezët do të tentojnë transferimin e tij në janar.
Trajneri i ri Graham Potter e pëlqen italianin dhe sipas burimit në fjalë, Çelsi është gati të ofrojë 50 milionë euro në janar për transferimin e Zaniolos.
Nuk përjashtohet mundësia që gjiganti anglez të përfshijë në ofertë edhe sulmuesin amerikan Kristian Pulisic.
Roma nga ana tjetër po synon ta bind yllin e tyre për një kontratë të re, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2024.