SPORT, 14 Shtator 2022, 23:12

Champions League/ Haland realizon një kryevepër ndaj Dortmundit, Siti triumfon me përmbysje

Champions League/ Haland realizon një kryevepër ndaj Dortmundit, Siti

Vetëm tre gola të shënuara në dy sfidat e Grupit G të Ligës së Kampionëve. Emocione të mëdha u regjistruan në duelin mes Mançester Sitit dhe Dortmundit që përfundoi me rezultatin 2-1. Triumf me përmbysje i skuadrës së Guardiolës, që iu fal Erling Halandit, i cili realizoi një gol spektakolar me akrobaci në duelin ndaj ish-skuadrës.

Gjermanët kaluan të parët në avantazh me Bellinghem në minutën e 56-të, ndërkohë që “qytetarët” arritën të përmbysnin rezultatin në minutat 80 dhe 84’

Fillimisht ishte Stons që me një predhë nga jashtë zonës vendosi baraspeshën, teksa kryevepra e norvegjezit Haland, vulosi përmbysjen e Sitit. Sfidat tjetër e këtij grupi ajo mes Kopenhagen dhe Sevijas, përfundoi në barazim pa gola.

Napoli përfiton nga një karton i kuq i Sands në minutën e 56-të ndaj Rangers, për të marrë 3 pikët në shtëpi. Sfida përfundoi 0-3 falë golave të Politanos, Ndembele dhe Raspadori.

Real Madrid mposht 2-0 RB Leipzig dhe vijon i qetë në krye të grupit. Valverde dhe Asensio nderuan ekipin e drejtuar nga Ancelotti.

Barazim 1-1 i Çelsit me Salzburg. Blutë e Londrës e panë veten në epërsi me Sterling, pro Okafor i dha një pikë austriakëve.

Rezultatet:

Grupi A
Rangers 0-3 Napoli
Grupi E
Milan 3-1 Dinamo Zagreb
Çelsi 1-1 alzburg
Grupi F
Shakhtar Donetsk 1-1 Celtic
Real Madrid 2-0 RB Leipzig
Grupi G
FC Copenhagen 0-0 Sevilla
Manchester City 2-1 Borussia Dortmund
Grupi H
Juventus 1-2 Benfica
Maccabi Haifa 1-3 Paris Saint-Germain