SPORT, 13 Shtator 2022, 20:37

Viktoria Plzen “kafshatë” e lehtë, Interi feston triumfin në Champions League

Viktoria Plzen “kafshatë” e lehtë, Interi feston triumfin

Interi bëri detyrën në Champions League duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Viktoria Plzen dhe pret rezultatin e përballjes Bayern Munich-Barcelona.

Edin Dzeko ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të, me një goditje diagonale brenda zonës. Zikaltrit u munduan ta shënojnë edhe golin e qetësisë në pjesën e parë.

Në minutën e 71-të Dumfries shënoi golin që mbylli llogaritë dhe hipotekoi fitoren për Interin.

Viktoria Plzen “kafshatë” e lehtë, Interi feston triumfin

Kristjan Asllani bëri debutimin me Interin në Champions League. Talenti shqiptar u aktivizua nga trajneri Inzagi në minutën e 84-t, në duelin ndaj Plzen, teksa zikaltërit udhëheqin me rezultatin 0-2.

Asllani zuri vendin e Brozoviç në fushën e lojës. Një moment special, që shqiptari do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij.