TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisariati i Milanos arrestoi 14 tifozë kroatë pasi janë kapur me bomba tymuese, shkopinjë hekuri dhe thika të madhësive të ndryshme.
Të gjitha këto sende janë gjetur nga policia vendase pas disa kontrollesh të shumta në prag të ndeshjes së Milan-Dinamo Zagreb, për Champions League.
Komisioneri Petronzi urdhëroi shërbimin për mëngjesin e sotëm, ku tifozët e ekipit kroat u bllokuan dhe u shoqëruan në komisariat për njoftimin e masave.
Policia e Milanos do të jetë nëpër rrugët e qytetit për të shmangur çdo problem të rendit publik para dhe në fund të ndeshjes.