TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Lewandowski mbetet sulmuesi më i mirë në qarkullim, të paktën kur bëhet fjalë për shifra, polaku nuk ka rivalë.
“Bomberi” i Bayern Munich vijon të mbajë një ritëm shumë të lartë teksa mbetet sulmuesi më i mirë në 5 kampionët më të rëndësishme në Evropë.
Leva ka realizuar 24 gola dhe një ka dhuruar 1 asist në 21 ndeshje.
Pas tij, në këtë klasifikim të veçantë ndodhet blerja më e bujshme e Juve, Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb ka realizuar 18 gola dhe 2 aisiste, por aq sa edhe Ciro Immobile, të dy kryesojnë listën e golashënuesve në Serie A.
Në vendin e tretë ndodhet Patrik Schick, sulmuesi Bayern Leverkusen ka realizuar 18 gola por ka dhuruar edhe 7 asiste. Këtë klasifikim e mbyll Karim Benzema me 17 gola dhe 11 asisite në 21 ndeshje me Real Madrid.