TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk është vetëm çështje fanele, edhe pse ajo e reja është gati të shënojë fillimin e një cikli të ri. Për Kenan Jildiz, eventi në Juventus Store është një mundësi për të theksuar se e tashmja është e ngarkuar dhe skuadra nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas.
Pavarësisht peshës së pritshmërive, numri 10 i bardhezinjve shfaq qetësinë e një lojtari që e di se fati është ende në duart e tyre. “E ndiejmë presionin nga njerëzit jashtë, por ne jemi të qetë sepse kemi dy ndeshje të rëndësishme. Ne e bëjmë punën tonë me trajnerin”, tha Jildiz, duke komentuar momentin delikat të sezonit. Pavarësisht një sezoni që e përshkruan si të gjatë dhe të vështirë, talenti turk nuk kërkon justifikime, përkundrazi shton:
“Ka qenë një sezon shumë i gjatë dhe i vështirë, por nuk ka mbaruar ende. Tani po punojmë fort, edhe trajneri është gjithmonë me ne, duhet të japim 100% dhe të bëjmë maksimumin.” Një objektiv personal që e motivon është edhe shënimi i golit të 20-të në Serie A, pasi i mungon vetëm një realizim, ndërsa ndaj Fiorentinës ende nuk ka shënuar.
“Nuk e dija që më mungonte kaq pak, por është një numër i bukur.” Edhe objektivi i vendit të dytë është bërë i prekshëm dhe do t’i jepte një tjetër peshë sezonit. Kur u pyet nëse është një synim real, Jildiz u përgjigj. “Jo, objektiv është gjithmonë të japim maksimumin. Tani maksimumi është vendi i dytë, shkojmë për vendin e dytë, është për Champions”, u shpreh turku. Në fund, ai u ndal edhe te e ardhmja e Dushan Vlahoviç: “Nëse i kam kërkuar të qëndrojë? Po, sigurisht, por këtë nuk mund ta vendos unë…”