SPORT, 5 Nëntor 2021, 23:38

Armando Broja futet nga stoli, Southampton fiton dhe zhyt në krizë të thellë Aston Villan!

Armando Broja futet nga stoli, Southampton fiton dhe zhyt në krizë

Sulmuesi shqiptar Armando Broja luajti vetëm 17 minuta, përfshirë edhe shtesën, në suksesin minimal 1-0 që mori Southampton ndaj Aston Villas, në sfidën që i dha start javës së 11-të të Premier League.

I kthyer nga dëmtimi, sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk u preferua titullar nga trajneri austriak Hassenhuttl, i cili e hodhi në fushë bomberin shqiptar vetëm në minutën e 81-të në vend të autorit të golit të vetëm Adam Amstrong.

Sfida u vendos nga një gol i ish-lojtarit të Blackburn pas vetëm 3 minutash lojë, me rezultatin që deri në fund nuk ndryshoi më.

Me këtë fitore Southampton u ngjit në vendin e 12-të në kuotën e 14 pikëve, 10 prej të cilave i ka marrë vetëm në 4 javët e fundit, duke zhytur në një krizë të thellë Aston Villan që pësoi humbjen e 5-të rresht me trajnerin Dean Smith që mund t’i ketë të numëruara orët në stolin e Villans.

Poll