SPORT, 28 Gusht 2022, 20:06

Ismajlgeci: Moment tronditës, Qefalia nuk po hapte dot as gojën

Ismajlgeci: Moment tronditës, Qefalia nuk po hapte dot as gojën

Marsel Ismajlgeci, kapiteni i Tiranës, pas fitores me Egnatian foli edhe për dëmtimin e rëndë të mesfushorit Qefalia.

“Ishte një moment shumë tronditës, po shikonim vetëm gjakun dhe ai nuk po e hapte dot gojën. Prandaj reaguam ashtu sepse të gjithë po përpiqeshim ta ndihmonim”, tha Ismajlgeci në Oversport.

“Është e vërtetë që kam të mirë që luaj në shumë pozicione, profesor Shehi më ktheu në kohët kur luaja si sulmues”, shtoi anësori i majtë.