SPORT, 28 Gusht 2022, 19:57

Dy gola në fitoren në transfertë, Totenhemi i falet Heri Kejn

Dy gola në fitoren në transfertë, Totenhemi i falet Heri Kejn

Totenhemi ka bërë detyrën ndaj Notingem Forest në transfertë, duke e mposhtur 0-2.

Sulmuesi i Anglisë, Heri Kejn i bëri të gjitha vetë në këtë ndeshje. Kejn realizoi golin e parë të sfidës në minutën e pestë, pas një assisti të Kulusevskit.

Ekipi i drejtuar nga Antonio konte pati mundësi të dyfishonte shifrat në minutën e 56-të, por po Kejn do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi, 29-vjeçari do të qetësonte tifozët e skuadrës së tij me rrjetën e dytë personale në fund.

Dy gola në fitoren në transfertë, Totenhemi i falet Heri Kejn