TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Simone Inzagi nuk mund të ishte më shumë i zhgënjyer se kaq. Para dy vitesh ai humbi finalen e Championsit në Stamboll dhe historia u përsërit mbrëmë, me një ndryshim, që u turpëruan duke pësuar 5 gola. Ky vit u mbyll pa asnjë trofe për Interin. Trajneri në një konferencë për shtyp foli për të ardhmen e tij duke u shprehur se nuk e di nëse do të jetë në Botërorin e klubeve.
Sa ndikuan thashethemet për të ardhmen tuaj?
“Ka shumë zhgënjim për të folur për të ardhmen, që nga 13 korriku kemi dhënë gjithçka që mundëm në 58 ndeshjet e mëparshme. Do të më dukej reduktive të flisja për të ardhmen e Inzagit, siç thashë më parë mund të flasim për zero tituj, por duhet t’i nderojmë këta djem që kanë dhënë gjithçka që kanë pasur në fushë”.
A mund të themi se do të jesh në Kupën e Botës për klube?
“Nuk di si të përgjigjem, jam këtu nga mirësjellja dhe respekti për ju. Kjo humbje më trishton shumë, e di që humbjet na bëjnë më të fortë: humbëm në Stamboll dhe më pas fituam kampionatin. Ka hidhërim, duhet ta mbajmë kokën lart, duke e ditur se sonte u përballëm me një ekip më të fortë”, përfundoi ai.