TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas raportimeve të gazetarit sportiv Horacio Accomando, Juventus ka hyrë në negociata të drejtpërdrejta me trajnerin aktual të Al-Nassr, Stefano Pioli. Lëvizja vjen në një moment kur Pioli po tërheq gjithnjë e më shumë interes në tregun e trajnerëve italianë, duke qenë gjithashtu një objektiv edhe për Atalantën.
Klubi torinez është në kërkim të alternativave për pankinën e ekipit të parë në prag të sezonit të ri, mes pasigurive mbi të ardhmen e stafit aktual teknik.
Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli, vlerësohet gjerësisht për eksperiencën e tij në Serie A, çka e bën një kandidat tërheqës për klubet elitare italiane. Juventus po përpiqet të përfitojë nga periudha e shkurtër e ndërprerjes së Piolit pas drejtimit të Al-Nassr, për ta bindur atë të marrë drejtimin e ekipit bardhezi.
Negociatat janë pjesë e një strategjie më të gjerë të Juventusit për të përforcuar stafin teknik dhe për të rikthyer ekipin në maja, pas një sezoni me ulje-ngritje.