TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-mbrojtësi i Holandës, Xhohn Heitinga është trajneri i ri i Ajaksit. 41-vjeçari kthehet te klubi ku nisi karrierën si futbollist, duke zëvendësuar Françesko Farioli, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar pas një kolapsi të holandezëve në garën për titull.
Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të ketë ndihmës Marsel Kaizer, i cili ka pasur një periudhë të shkurtër si trajner i Ajaksit në vitin 2017. Heitinga punoi edhe me Arne Slot te kampionët e Premier Ligës, Liverpulit.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar që po nis këtë aventurë. Vitet e fundit në Angli më kanë ndihmuar shumë. Kam pasur mundësinë të mësoj nga David Mojes dhe Arne Slot, ndërkohë që pashë nga afër sesi funksionojnë dy klube të mëdha. Tani jam gati të vazhdoj si trajner kryesor dhe ndihem i nderuar që e marr këtë mundësi te Ajaksi”, deklaroi ai.