TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi po përballet me PSG-në në finalen e Champions. Zikaltrit u surprizuan në pjesën e parë ku pësuan dy gola.
Fillimisht Hakimi dhe më pas Doue, dërguan PSG-në në avantazh të dyfishtë pas 20 minutave lojë. Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, që në finalen e Champions një skuadër të pësonte dy gola brenda aq minutave.
Ky është edhe rekordi më negativ, që Interi vendos në Mynih. Paraqitja e pjesës së parë ishte tërësisht zhgënjyese ku mund të përmendej vetëm një goditje me kokë e Turam, që shkoi ngjitur me shtyllën.