SPORT, 31 Maj 2025, 16:35

Barela, me taka në avion: Edhe hapi i fundit, japim zemrën në fushë

Barela, me taka në avion: Edhe hapi i fundit, japim zemrën në

Për ta thënë në shqip: Nikolo Barelës i “hanë këmbët”. Mesfushori i Interit ka veshur takat që gjatë udhëtimit për në Mynih dhe duket se po e pret me padurim këtë ndeshje. “Jemi gati dhe të karikuar. Kemi një respekt të madh për kundërshtarin. Duhet që të bëjmë më të mirën e mundshme sepse pas një sezoni të tillë e meritonim një finale të madhe. Mesfusha? Edhe PSG-ja ka mesfushë shumë të fortë.

Ky repart është zemra e çdo skuadre. Por për ne është grupi pika më e fortë. E kemi treguar në shumë ndeshje jo vetëm në këtë të fundit me Barcelonën. Finalja e Championsit është si një ëndërr për të gjithë fëmijët që kanë nisur të luajnë futboll. Kundër Sitit kemi bërë një ndeshje të madhe, por nuk shkoi mirë.

Do të provojmë që të jemi më të vëmendshëm në detaje këtë herë. Tani ka mbetur vetëm hapi i fundit në këtë rrugëtim shumë të bukur dhe special. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por do të provojmë të lëmë zemrën në fushë. Donaruma? Kemi folur dje, por jo për futboll. Është miku im”, ka thënë Barela në konferencë.