SPORT, 30 Maj 2025, 20:59

Ofertë bombë për Teo Hernandez, Igli Tare takohet me menaxherin dhe sqaron të ardhmen e francezit

Ofertë bombë për Teo Hernandez, Igli Tare takohet me menaxherin

Teo Hernandez ndodhet në një moment kyç të karrierës së tij, pasi këtë verë mund të përjetojë një kthesë të rëndësishme. Sipas mediave italiane, mbrojtësi francez ka marrë një ofertë marramendëse nga klubi arab Al Hilal, që i ka propozuar një kontratë prej 18 milionë euro neto në sezon — një shifër që klube europiane, përfshirë Milanin, nuk mund ta përballojnë.

Në këtë situatë, menaxheri i Teos është takuar sot me Igli Taren në ambientet e Milanit për të diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit. Performancat në rënie të Hernandezit e kanë bërë atë një kandidat për t’u shitur, ndërsa drejtori sportiv i kuqezinjve po përgatitet për një strategji merkatoje që përfshin edhe largime të mundshme.

Në mediat italiane flitet se Tare ka dhënë dritën jeshile për shitjen e francezit, nëse vjen një ofertë e mirë nga Arabia Saudite, ndërsa kontrata e Teos skadon në verën e vitit 2026.