TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-sulmuesi brazilian Robinho u dënua ligjërisht me nëntë vjet burg për përdhunimin e një shtetaseje shqiptare në Itali, por së fundmi mësohet se ai është zhdukur pasi u urdhërua arrestimi i tij në Brazil.
Robinho u dënua së bashku me mikun e tij Ricardo Falco, i cili në vitin 2013 mori pjesë edhe në përdhunimin në grup të një vajze shqiptare në një klub nate në Milano Sio Cafe.
Edhe pse Robinho u dënua pesë vjet më parë, pas apelit të tij, gjyqi përfundoi vetëm në tetor të vitit të kaluar.
Më pas vendimi ishte i formës së prerë dhe sipas ligjit penal italian, vuajtja e dënimit me burg duhet të fillojë menjëherë.
Megjithatë, Brazili pothuajse kurrë nuk i ekstradon qytetarët e tij, ndaj u mor vendimi që Robinho të lihej i lirë, por të mos lejohej të largohej nga kufijtë e vendit.
"Për klientin tim nuk ka rëndësi nëse dënimi do të kryhet në Brazil apo Itali. Është e rëndësishme që drejtësia të vendoset dhe dënimi të ekzekutohet plotësisht", tha Jacopo Gnocchi, avokati i gruas së përdhunuar.
Mirëpo Robinhos qartazi nuk i interesoi, ndaj pasi mësoi se mund të arrestohej, u zhduk dhe lind pyetja është nëse ai është ende në Brazil.
Kujtojmë se përdhunimi për të cilin akuzohet ish-ylli brazilian ka ndodhur në vitin 2013 në Milano dhe në të kanë marrë pjesë gjithsej gjashtë përdhunues.