SPORT, 1 Shtator 2025, 14:41

Igli Tare përforcon sërish Milanin, transferon futbollistin premtues nga Bundesliga

Igli Tare përforcon sërish Milanin, transferon futbollistin premtues

Milani ka qenë mjaft aktiv në këtë merkato, si në hyrje dhe në dalje. Me Igli Taren si drejtor sportiv, kuqezinjtë kanë së fundmi akord me Volfsburgun për transferimin e Dejvid Odogu.

19-vjeçari është premtues dhe aktivizohet në qendër të mbrojtjes. Me origjinë nga Nigeria, Odogu ka luajtur me moshat e Gjermanisë.

Pasi spikati me moshat e Volfsburgut u bë pjesë e ekipit të parë. Në Bundesligë numron tre paraqitje, që i përkasin edicionit të kaluar.