SPORT, 31 Gusht 2025, 17:09

Brajan Gruda bën heroin ndaj Mançester Sitit, e nis si zëvendësues dhe shënon golin e përmbysjes në fundin e ndeshjes (VIDEO)

Brajan Gruda bën heroin ndaj Mançester Sitit, e nis si

Mançester Siti është ndalur përsëri në kampionat, këtë radhë duke u mposhtur nga Brajtoni me shifrat 2-1, me Brajan Grudën si protagonist kryesor.

Në transfertën përballë Brajton, “qytetarët” ishin në kërkim të hakmarrjes pasi ishin mposhtur në javën e kaluar nga Totenhemi. Ata ia dolën të kalonin të parët në avantazh me anë të Haland dhe dukeshin plotësisht në kontroll të ndeshjes.

Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, ku Brajtoni shtoi forcat në sulm duke hedhur në fushë edhe Brajan Grudën. Barazimi erdhi fillimisht me penalltinë e Milner në minutën e 67-të.

Në fund, ishte pikërisht Gruda që u bë protagonist me golin e minutës së 89-të, kur finalizoi në mënyrë perfekte një kundërsulm për të çuar topin në rrjetë e vulosur fitoren 2-1 për ekipin e tij.

Goli i Grudës (VIDEO)