SPORT, 24 Maj 2023, 09:11

Igli Tare: Inzagi po bën një karrierë të rëndësishme, e meriton finalen e Champions-it

Igli Tare: Inzagi po bën një karrierë të

Igli Tare ka qenë një ndër personat e parë që ka besuar te Simone Inzagi, kur bashkë me presidentin Lotito i dhanë drejtimin e skuadrës së parë të Lacios, trajnerit, pas aventurës së tij te të rinjtë.

Drejtuesi i bardhekaltërve ka folur për arritjen e madhe të Inzagit, finalen e Champions League, duke e komplimentuar atë.

“Jam shumë i lumtur për atë që ka bërë deri më tani Simone Inzagi. E meriton çdo gjë, dhe, edhe pse është i ri ende, po bën një karrierë të rëndësishme. Po realizon objektiva të mëdhenj dhe ka fituar që tani shumë trofe.

Tashmë uroj që të mund ta kurorëzojë karrierën e tij me një paraqitje fantastike në finalen e Champions League dhe pse jo me trofeun. Do të më bëhej shumë qejfi për të”, u shpreh vlonjati për trajnerin 47-vjeçar të Interit.