SPORT, 1 Nëntor 2023, 21:15

Klubi anglez shkarkon trajnerin, futbollisti i Kombëtares shqiptare kënaqet në heshtje

Klubi anglez shkarkon trajnerin, futbollisti i Kombëtares shqiptare

Bristol Siti shkarkoi trajnerin Nigel Pirson pas një serie rezultatesh të dobëta, duke përfshirë pesë humbje në shtatë ndeshjet e fundit.

Klubi ka ambicie për t’u ngjitur në Premier League dhe beson se shkarkimi i trajnerit u jep atyre shanset më të mira për sukses. Një lojtar që mund të përfitojë nga shkarkimi i Pirsonit është Anis Mehmeti, i cili ka pasur kohë të kufizuar në lojë me të dhe shpreson për një fillim të ri nën urdhrat e një trajneri tjetër.

SITUATA- Bristol Siti njoftoi të dielën se trajneri Nigel Pirson ishte shkarkuar. Ai ka qenë në krye të ekipit për dy vjet e gjysmë dhe largohet nga klubi duke e lënë në vendin e 15-ë në Championship. Ndërsa sa herë që një trajner shkarkohet ose punësohet, ka lojtarë që mund të lulëzojnë dhe disa që mund t’i shihni duke luftuar për një vend titullari.

Në këtë skenar, mund të thuhet se Anis Mehmeti është i kënaqur në heshtje për zhvillimet e fundit në lidhje me Pirsonin, pasi koha e tij te Bristoli nën drejtimin e këtij trajnerit ishte e vështirë. Mehmeti mbërriti te Bristoli në janar të këtij viti nga skuadra e Uaikombes në një kategori më poshtë. Ai luajti 15 ndeshje në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, ndërsa për këtë sezon koha e tij ka rënë.

22- vjeçari i Kombëtares shqiptare bëri vetëm 7 paraqitje nën drejtimin e Pirsonit, me vetëm dy prej tyre si titullar. Aktivizimet e tij kanë qenë kryesisht të shkurtra, kështu që Mehmetit nuk i është dhënë rasti i duhur këtë sezon.

Pra, me shkarkimin e Pirsonit, Mehmeti mund të jetë një lojtar që është i kënaqur në heshtje dhe shpreson që të marrë më shumë minuta. Sezonin e kaluar Mehmeti shënoi 9 gola dhe tri asistime për Uaikomben. Ai kishte mesatarisht 2.3 goditje për ndeshje si dhe 1.1 driblime për ndeshje.

Pra, anësori ka treguar se mund të kontribuojë masivisht përpara, por që nga kalimi i tij në Bristol, atij nuk i është dhënë asnjë shans. Ai do të shpresojë që kushdo që do të vijë për të zëvendësuar Pirsonin do ta shikojë skuadrën si një fillim të ri dhe Mehmeti do të dëshirojë të dëshmojë se është shumë në gjendje të jetë titullar i rregullt për klubin.

KOMBËTARJA- Anis Mehmeti u grumbullua për herë të parë nga Kombëtarja A në muajin mars, atëherë kur Silvinjo i dhuroi debutimin me fanellën kuqezi, në 20 minutat e fundit në ndeshjen e Varshavës kundër Polonisë.

Mehmeti mori minuta po ashtu edhe në ndeshjet e muajit qershor, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, teksa në shtator dhe tetor, ai nuk ishte pjesë e listës dhe në vendin e tij u afrua Arbnor Muja. Qëndrimi në stol si duket ka ndikuar në lidhje me këtë dhe tashmë Mehmetit i duhet një fillim i ri për të bindur Silvinjon që ta rikthejë në ekipin kombëtar.